Vivaldi Browser - Më i shpejti

135 mijë komente
Vlerësimi i përmbajtjes
PEGI 3
5 mln+
shkarkime
Vlerësimi i përmbajtjes
PEGI 3
Interneti i pakufizuar
Mëso më shumë
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit

Rreth këtij aplikacioni

Po ndërtojmë shfletuesin më të shpejtë dhe më të personalizueshëm të internetit, i cili i jep rëndësi sferës private (jo përfitimit në dëmin tuaj). Ky shfletues ju përshtatet juve. Vivaldi ka plot veçori, siç janë skedat si në kompjuter, bllokimi i reklamave, mbrojtja ndaj gjurmuesve dhe përkthyesi privat. Motivet dhe skemat e ndryshme grafike ju ndihmojnë ta bëni Vivaldin siç e doni.

Shkarkojeni që sot shfletuesin më privat të internetit!

🏃‍♀️ Personalizimi i Tasteve të Shpejta

Shfletoni shpejt duke i regjistruar faqet më interesante si Taste të Shpejta. Futini në dosje dhe zgjidhni paraqitjen grafike. Ndryshoni edhe kodet e motorëve të kërkimit që përdoren në fushën e adresave të Vivaldit (si ""d"" për DuckDuckGo ose ""w"" për Wikipedia).

💡 Brezi i skedave në grupe me dy nivele

Vivaldi është shfletuesi i parë në botë për Android që përdor dy rreshta për ndarjen e skedave. Mbani pak shtypur butonin për skedën e re dhe përzgjidhni “Grup të ri skedash” për ta parë si duket! Administrojini skedat me Brezin e skedave (që funksionon mirë në ekranet e mëdha dhe tabletat) ose me Ndërruesin e skedave.

🕵️‍♂️ Mbrojtje pa kompromis e privatësisë dhe sigurisë

Vivaldi nuk ju përgjon dhe ne mundohemi t'i bllokojmë përgjuesit që ju ndjekin në internet. Skedat private sigurojnë që historiku i faqeve të mbetet i fshehtë dhe të mos regjistrohen kërkimet që bëni, faqet që hapni, cookies dhe skedarët e përkohshëm.

⛔️ Bllokimi i reklamave dhe gjurmuesve

Dritaret dhe reklamat modale janë gjërat më të bezdisshme që ka interneti. Tani mund t'i eliminoni ato me disa klikime. Bllokuesi i integruar i reklamave bllokon reklamat dhe gjurmuesit që ju ndjekin në internet - pa shtesa të tjera. P.S. Duke bllokuar reklamat dhe dritaret modale e shfletoni internetin më shpejt dhe me siguri.

🛠 Instrumente inteligjente

Vivaldi përfshin disa funksione për të rritur performancën dhe për të mos pasur nevojën për aplikacione të tjera. Për shembull:

- Përktheni privatisht faqet e internetit me Përkthyesin e Vivaldit (mundësohet nga Lingvanex).
- Fotografoni faqe të tëra (ose vetëm pjesën e dukshme) dhe ndajini ato me shpejtësi.
- Përdorni Veprimet me faqen për të aplikuar disa filtra te përmbajtja e faqes.

🍦 Merrini të dhënat me vete

Vivaldi ofrohet edhe për sistemet Windows, Mac dhe Linux! Sinkronizoni të dhënat me aparatet që keni dhe vijoni punën. Skedat e hapura, të dhënat identifikuese, faqet interesante dhe shënimet do të sinkronizohen pa u vënë re me anë të shifrimit më të sigurt dhe fjalëkalimit.

Të gjitha funksionet e shfletuesit Vivaldi

- Shfletimi i sinkronizuar i internetit
- Bllokimi falas i reklamave dhe dritareve modale
- Fotografimi i faqeve
- Taste të Shpejta për faqet interesante
- Bllokimi i gjurmuesve mbron privatësinë
- Shënime të formatuara
- Skeda private (për shfletimin privat)
- Paraqitje e errët
- Administrimi i faqeve interesante
- Skanimi i Kodeve QR
- Shkarkimi me aplikacione të jashtme
- Skeda të mbyllura së fundmi
- Kode për motorët e kërkimit
- Këndi i lexuesit
- Klonimi i skedave
- Veprime me faqen
- Përzgjedhje e gjuhëve
- Administrimi i shkarkimeve
- Autopastrimi i të dhënave gjatë daljes
- Mbrojtje për WebRTC-në (për privatësinë)
- Bllokimi i mesazheve për cookies
- 🕹 Lojë e integruar Arcade

Disa lidhje në Vivaldi janë lidhje partnerësh (affiliate). Si anëtar i Amazon Associates dhe partner i eBay, Vivaldi mund të kompensohet nëse bëni një blerje të kualifikuar përmes një faqeje që hapni në Vivaldi. Kjo ndihmon në mbështetjen e Vivaldi dhe ruajtjen e pavarësisë së tij.

✌️ Për Vivaldin

Për të marrë maksimumin nga Vivaldi, bëni sinkronizimin me kompjuterin. Ka gjëra interesante që mendojmë se do ju pëlqejnë. Shkarkojeni nga vivaldi.com

—

Me Vivaldin e shfletoni internetin me tjetër cilësi! Hapini adresat privatisht nga aplikacionet e tjera dhe shfletojeni internetin pa ngurrim!
Supershfletues privat! Skeda me nivele, bllokues reklamash, mjete të integruara.
Përditësuar më
1 tet 2026
Artikujt e veçuar

Siguria e të dhënave

Siguria fillon me njohjen e mënyrës se si i mbledhin dhe i ndajnë zhvilluesit të dhënat e tua. Praktikat për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave mund të variojnë bazuar në përdorimin, rajonin dhe moshën tënde. Këto informacione janë dhënë nga zhvilluesi dhe ato mund të përditësohen me kalimin e kohës.
  • Nuk ndahen të dhëna me palë të treta
    Mëso më shumë për mënyrën se si e deklarojnë zhvilluesit ndarjen e të dhënave
  • Nuk mblidhen të dhëna
    Mëso më shumë për mënyrën se si e deklarojnë zhvilluesit mbledhjen e të dhënave

Vlerësime dhe komente

121 mijë komente
Arta MAXHARRAJ
28 dhjetor 2024
Great browser, great experience.
A ishte e dobishme kjo?
Vivaldi Technologies
16 tetor 2025
We're glad to hear you're enjoying the experience! Thank you for your kind words!
Bardha Jahaj
1 dhjetor 2023
Superb
Ky koment ishte i dobishëm për 2 persona
A ishte e dobishme kjo?
Vivaldi Technologies
3 dhjetor 2023
Whoa, thanks for the love! 🌟 Keep rockin' the web with Vivaldi Browser!
Mintpro 47
11 janar 2022
Very nice browser ❤👍🏻
A ishte e dobishme kjo?
Vivaldi Technologies
4 maj 2023
Hi, Thank you for your review! Please show Vivaldi to your friends and tell them why you use it. Also shoot us a note at forum.vivaldi.net if you have any questions.

Ç'të reja ka

Vivaldi 8.2 hits Android with exciting news 🎉:

- Extensions support: full access to Chrome Web Store extensions from your phone or tablet, so you can shape your mobile browser exactly the way you want it.

- Local calculator in your Address Bar: a convenient and private way to perform your daily math, directly from your browser. No more switching apps or opening new tabs!

Love this update? Rate us 5⭐ and tell others about Vivaldi!